NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOLEGJIN GJEORGJIAN NËKANADA

Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) dhe Kolegji Gjeorgjian i Arteve dhe
Teknologjisë së Aplikuar (GC) kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë
për të ofruar një arsim më të mirë për studentët e tyre duke përfshirë transferimin e studimeve të
tyre në Kanada.

Studentët e CIT do të transferohen në tremujorin e katërt për të kryer pjesën tjetër të programit
në GC në Kanada; dhe ata do të marrin një Diplomë Kanadeze të Kolegjit Gjeorgjian në
momentin e përfundimit të programit.
Kolegji Gjeorgjian është një Kolegj i Arteve dhe Teknologjisë së Aplikuar në Ontario, Kanada.
Me një famë në kurset e Administrimit të Biznesit dhe IT-së, ajo ka një normë punësimi
pothuajse 100%. Kjo është në vazhdimësi të procesit të ndërkombëtarizimit të CIT dhe theksimit
të shtuar në praktikat më të mira dhe kurrikulën më të fundit.
Nëse dikush mund të jetë i interesuar për më shumë detaje; ju lutemi mos hezitoni të na
kontaktoni personalisht, me email, ose në rrjetet sociale.

image 2 2 768x767 1
NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOLEGJIN GJEORGJIAN NËKANADA 2