Një histori studenti i CIT një herë, një student i CIT përgjithmonë!

Anisa Gurabardhi është e diplomuar në Inxhinieri Software Bachelor në CIT.
Aktualisht, Anisa punon si inxhiniere TAC në Cisco Krakow në Poloni. Ajo ka ndarë disa fjalë
me ne si më poshtë:

“Të punosh në Cisco është një ëndërr e shumë njerëzve dhe jam më se e lumtur që arrita ta arrij
kaq herët në karrierën time. CIT më ofroi një bazë njohurish të fortë dhe të përditësuar, të
ndjekur nga aftësitë praktike shumë të nevojshme. Më e rëndësishmja, jam mirënjohëse që më
prezantoi me programin Incubator, i cili ishte pika fillestare e udhëtimit tim në Cisco.
Faleminderit shumë CIT!”
Së fundmi, Anisa dëshiron të ndihmojë studentë të tjerë të CIT që janë të interesuar të punojnë në
Cisco ose për Cisco Incubator Program. Nëse dikush mund të jetë i interesuar për Cisco, ju
lutemi kontaktoni Zyrën e Çështjeve Studentore në [email protected] për tju ndihmuar të
kontaktoni me Anisën.

test 7 768x768 2
Një histori studenti i CIT një herë, një student i CIT përgjithmonë! 2