Situata sfiduese e pandemisë për aplikimin e njohurive dhe aftësive
Si një zgjidhje e dhënë nga institucioni arsimor i orientuar, Instituti Kanadez i Teknologjisë zbaton njohuritë dhe aftësitë, duke sfiduar pasojat e pandemisë në shoqëri.
Nëpërmjet një sërë eventesh shkencore virtuale, gjatë javëve në vijim, Instituti Kanadez i Teknologjisë do të trajtojë sfidat e momentit dhe perspektivat për shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, në kontekstin e pandemisë COVID-19.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Instituti Kanadez i Teknologjisë do të organizojë Simpoziumin e parë Virtual Shkencor me temë “Roli i teknologjive të komunikimit gjatë pandemisë COVID-19. Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit!”
Folësit kryesorë:
1. Erjon Luci. PhD nga Stafford Unversity, MB.
Makroekonomist dhe Ekspert i Financave Publike
Tema: “Ndikimet ekonomike të COVOD-19”
2. Petraq Papajorgji. Profesor në Institutin Kanadez të Teknologjisë
Tema: “Teknologjitë e komunikimit dhe edukimit në kontekstin e izolimit dhe distancimit social. Rasti i COVID-19 dhe Shqipëria.
Ju ftojmë dhe ju mirëpresim të jeni pjesë e simpoziumit të parë shkencor virtual.
Vendi: Live në auditorin virtual të CIT
Data: 24/4/2020
Ora: 11:00
Për çdo pyetje apo shqetësim, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e e-mail: Scientificevents@cit.edu.al ose në llogaritë e rrjeteve sociale CIT