Nga kursantët u prezantua raporti përfundimtar i Auditimit të Energjisë

“Instituti Kanadez i Teknologjisë” – CIT, në mbështetje të ligjit nr. 124/2015 për
“Efiçiencën e Energjisë”, Ligjin 116/2016 “Për Performancën Energjetike në Ndërtesa”, si dhe
rregulloret në zbatim të tyre; ka zhvilluar me sukses gjatë këtyre muajve kursin pasuniversitar
“Auditimi i Energjisë”. Me qëllim të përgatitjes së auditorëve dhe menaxherëve të ardhshëm të
energjisë, më 20.05.2021 kursantët prezantuan raportin përfundimtar të këtij moduli.Në këtë kurs
morën pjesë 35 kursantë të cilët kishin të paktën një diplomë Master Shkencor ose Profesional në
fushat e inxhinierisë, fizikës, kimisë etj.
Ai përmban 21 kredite dhe modulet u trajtuan nga Prof. As. Altin Dorri, Prof.As. Astrit Bardhi,
Dr. Klodian Dhoska dhe Dr. Ardit Gjeta.
Pas prezantimit të raporteve, të gjithë kursantët do të pajisen me certifikatën “Auditor
Energjetik”.

191105741 4579551438728161 5772636005298148264 n 768x644 1
Nga kursantët u prezantua raporti përfundimtar i Auditimit të Energjisë 2