Mirëseardhja dhe trajnimi i stafit të ri akademik në CIT

Mirëseardhja e stafit të ri Akademik në Institutin Kanadez të Teknologjisë!
Zëvendësrektori i CIT, Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (QAU) dhe Zyra e Burimeve
Njerëzore (HR) zhvilluan një takim këshillues dhe informues me stafin akademik të sapoardhur
në lidhje me jetën në CIT. Kështu, përmes këtij takimi të hapur, Rektorati bëri një pasqyrë të
organizimit dhe funksionimit të institucionit në aktivitetin e tij të përditshëm.
Konkretisht takimi u fokusua në: këshillat pedagogjike, zhvillimin e procesit mësimor në klasë
dhe sjelljen me nxënësit, zhvillimin e kurrikulave, vlerësimin e kurrikulave dhe akreditimin,
kodin e etikës, njohjen me rregullat e funksionimit të institucionit, ndër të tjera.
Dr. Blendi Shima e ndoqi takimin duke ofruar një trajnim të fokusuar në përdorimin e burimeve
mësimore online dhe platformës google classroom në përputhje me veçoritë e mësimdhënies në
CIT.
CIT, ha dyert drejt botës!

7B035ADD 9C4E 418B AFD3 F209D07A9BCB 768x577 1
Mirëseardhja dhe trajnimi i stafit të ri akademik në CIT 2