Mirëpritja dhe trajnimi i stafit të ri akademik në CIT

Mirëpritja dhe trajnimi i stafit të ri akademik në CIT

Mirëseardhja e Stafit të Ri Akademik në Institutin Kanadez të Teknologjisë!

Zëvendësrektori i CIT, Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (QAU) dhe Zyra e Burimeve Njerëzore (HR) zhvilluan një takim këshillues dhe informues me stafin akademik të sapoardhur në lidhje me jetën në CIT. Kështu, përmes këtij takimi të hapur, Rektorati bëri një pasqyrë të organizimit dhe funksionimit të institucionit në aktivitetin e tij të përditshëm.

Konkretisht takimi u fokusua në: këshillat pedagogjike

  • zhvillimin e procesit mësimor në klasë
  • sjelljen me nxënësit
  • zhvillimin e kurrikulave
  • vlerësimin e kurrikulave
  • akreditimin
  • kodin e etikës
  • njohjen me rregullat e funksionimin e institucionit

PhD. Blendi Shima e ndoqi takimin duke ofruar një trajnim të fokusuar në përdorimin e burimeve mësimore online dhe platformës google classroom në përputhje me veçoritë e mësimdhënies në CIT.

CIT– Një nga Universitetet në Tiranë që ju ndihmon të hapni derën tuaj për botë!

  • Mirëpritja dhe trajnimi i stafit të ri akademik në CIT
  • Zyra e Burimeve Njerëzore (HR)
  • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (QAU)