Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim Akademik me Universitetin Sancti Cyrilli të Maltës.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi për Bashkëpunim Akademik ndërmjet Institutit Kanadez të Teknologjisë dhe Universitetit Sancti Cyrilli të Maltës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Alfred Josef Baldacchino, rektor i Universitetit Sancti Cyrilli të Maltës dhe Prof. Reis Mulita, rektor i CIT.

Është një marrëveshje e ndërsjellë për të nxitur shkëmbimin e studentëve dhe fakulteteve ndërmjet universiteteve dhe krijimin e programeve të përbashkëta të dobishme për studentët e të dy universiteteve.

Marrëveshja u pasua me një ceremoni dhe dokumenti u nënshkrua gjithashtu nga promotorët dhe koordinatorët e kësaj nisme Prof. Francesco Favia i Universiteti Sancti Cyrilli të Maltës dhe Prof. Petraq Papajorgji i CIT.

Memorandum Mirekuptimi per Bashkepunim Akademik me Universitetin Sancti Cyrilli te Maltes.
Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim Akademik me Universitetin Sancti Cyrilli të Maltës. 2