Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim akademik me Universitas Sancti Cyrilli të Maltës

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e një Memorandumi mirëkuptimi për
bashkëpunim akademik ndërmjet Institutit Kanadez të Teknologjisë dhe Universitas Sancti
Cyrilli të Maltës. Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Alfred Josef Baldacchino, rektor i
Universitas Sancti Cyrilli të Maltës dhe Prof. Reis Mulita, rektor i CIT. Është një marrëveshje e
ndërsjellë për të nxitur shkëmbimin e studentëve dhe fakulteteve ndërmjet universiteteve dhe
krijimin e programeve të përbashkëta të dobishme për studentët e të dy universiteteve.
Marrëveshja u pasua me një ceremoni dhe dokumenti u nënshkrua gjithashtu nga promotorët dhe
koordinatorët e kësaj nisme Prof. Francesco Favia i Universitas Sancti Cyrilli të Maltës dhe Prof.
Petraq Papajorgji i CIT.

1 768x432 1
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim akademik me Universitas Sancti Cyrilli të Maltës 2