Në kuadër të akreditimit të programit institucional, zyra e Sigurimit të Cilësisë zhvilloi një takim me departamentet kyçe të CIT-it me qëllim ofrimin e trajnimeve dhe theksimin e rëndësisë së raportimit cilësor, si dhe rishikimin e rregullave që lidhen me ruajtjen e niveleve të larta të produktivitetit.
Gjatë takimit, Menaxheri i Sigurimit të Cilësisë, analizoi progresin dhe diskutoi në detaje për t’u siguruar që institucioni është i gatshëm të kalojë me sukses procesin e akreditimit. Në fund, detyrat dhe pikat e rëndësishme iu deleguan secilit prej departamenteve.
Si ekip presim përfundimin me sukses të këtij procesi sipas rregulloreve të kërkuara institucionale.
Hapni dyert drejt botës!