Mbledhja e Bordit të Administrimit të CIT më 02/12/2021

Mbledhja e Bordit të Administrimit të CIT më 02/12/2021

Në kuadër të çështjeve të rëndësishme për jetën dhe perspektivën institucionale të Kolegjit Universitar Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Bordi i Administrimit të institucionit zhvilloi mbledhjen e tij më datë 02.12.2021, në ambientet e CIT.

Në takim morën pjesë anëtarët e Bordit, Prof. Dr. Shkëlqim Cani, Prof. Assoc. Fabian Zhilla, Prof.Dr. Elez Osmanovic, Prof.Dr. Gazmend Pula, Dr. Bledar Komina dhe MSc. Ubejd Osmani.

Prof.Asoc. Dr. Ramiz Zekaj e drejtoi takimin dhe pasi u uroi mirëseardhje të pranishmëve i ftoi të diskutojnë për pikat e rendit të ditës:

Raporti i Rektoratit për aktivitetet e organizuara gjatë vitit 2021;

Ndërkombëtarizimi i institucionit dhe kontributi i Bordit të Administrimit në këtë drejtim;

Pranimi i dorëheqjes së Administratores znj. Esma Selmani dhe propozimi për emërimin e Administratorit të ri, z. Ubejd Osmani;

Disa ndryshime në Bordin e Administrimit;

Në përfundim të diskutimeve Bordi i Administrimit vendosi:

Emërimi i z. Ubejd Osmani në detyrën e Administratorit të Kolegjit UniversitarInstituti Kanadez i Teknologjisë”;

Emërimi i Prof. Dr. Merita Xhumari Kryetare e Bordit të Administrimit.

Bordi i Administrimit falënderoi Prof.As. Ramiz Zekaj për kontributin e tij si kryetar i Bordit të Administrimit dhe mbështetjen e vazhdueshme.

  • Mbledhja e Bordit të Administrimit të CIT më 02 12 2021
  • Bordi i Administrimit të institucionit zhvilloi mbledhjen e tij më datë 02.12.2021, në ambientet e CIT