Në kuadër të çështjeve të rëndësishme për jetën dhe perspektivën institucionale të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Bordi Administrativ i institucionit zhvilloi mbledhjen e tij më datë 02.12.2021, në ambientet e CIT.
Në takim morën pjesë anëtarët e Bordit, Prof. Dr. Shkëlqim Cani, Prof. Assoc. Fabian Zhilla, Prof. Dr. Elez Osmanovic, Prof.Dr. Gazmend Pula, Dr. Bledar Komina dhe MSc. Ubejd Osmani.
Prof.Asoc. Dr. Ramiz Zekaj e drejtoi takimin dhe pasi u uroi mirëseardhje të pranishmëve i ftoi të diskutojnë për pikat e rendit të ditës:
- Raporti i Rektoratit për aktivitetet e organizuara gjatë vitit 2021;
- Ndërkombëtarizimi i institucionit dhe kontributi i Bordit Administrativ në këtë drejtim;
- Pranimi i dorëheqjes së Administratores znj. Esma Selmani dhe propozimi për emërimin e Administratorit të ri, z. Ubejd Osmani;
- Disa ndryshime në Bordin Administrativ;
Në përfundim të diskutimeve Bordi Administrativ vendosi:
- Emërimi i z. Ubejd Osmani në detyrën e Administratorit të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”;
- Emërimi i Prof. Dr. Merita Xhumari Kryetare e Bordit Administrativ.
Bordi Administrativ falënderoi Prof.As. Ramiz Zekaj për kontributin e tij si kryetar i Bordit Administrativ dhe mbështetjen e vazhdueshme.