Libri i ri i botuar nga Prof. Dr. Pjetër Papajorgji

Përgëzime Prof. Dr. Petraq Papajorgji, Pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë në
Institutin Kanadez të Teknologjisë, për librin e tij të botuar së fundi me titull “Mind Genomics
and the Law” në të cilin ai është bashkëautor me Dr. Howard Moskowitz dhe Prof. Dr. James
Wren.
Libri është botuar nga Lambert Academic Publishing dhe përmban një qasje të re ndaj botës të
quajtur RDE, Eksperimentimi i Zhvillimit të Rregullave. Duke përdorur eksperimente
sistematike, RDE zbulon kriteret e vendimit që njerëzit përdorin kur vlerësojnë alternativat në
jetën e tyre të përditshme.
Dr. Howard Moskowitz është fituesi i Çmimit të Kërkimit të Marketingut Charles Coolidge
Parlin, i cili është ekuivalent me çmimin Nobel në fushën e marketingut.
Prof. Dr. James Wren, profesor i juridikut në Fakultetin Juridik të Baylor-it, u zgjodh si Profesor
i shquar universitar nga Universiteti Baylor, Teksas. Për disa vite me radhë, ai u caktua si Super
Avokati i Teksasit në çështjet gjyqësore të biznesit.
CIT është veçanërisht krenarë për arritjen e Prof. Dr. Papajorgjit dhe i uron atij të vazhdojë
aktivitetet e tij kërkimore dhe të japë kontribute të mëtejshme në fushën akademike.

Capture 768x536 1
Libri i ri i botuar nga Prof. Dr. Pjetër Papajorgji 2