Libër monografik i botuar nga Asoc. Prof. Agim Mamuti

Përgëzime Assoc. Prof. Agim Mamuti, pedagog në Fakultetin Ekonomik në
Institutin Kanadez të Teknologjisë, në librin e tij monografik të botuar së fundmi me titull: “Tax
evasion as a crime, a study of perception in selected countries”. Libri është botuar nga Lambert
Academic Publishing dhe është rishikuar nga profesorë të shquar amerikanë: Dr. Yeomin Yoon,
Universiteti Seton Hall dhe Assoc. Prof. Dr. Robert McGee, Universiteti Shtetëror Fayetteville.
“Ky dorëshkrim është një nga punimet më të hollësishme të bëra mbi këtë temë. Ai përfshin pesë
vende, katër prej të cilave janë në Europën Lindore. Është një nga studimet e pakta që është bërë
për të matur seriozitetin relativ të evazionit fiskal. Është një studim empirik që mund të shërbejë
si shabllon për studime të mëtejshme mbi këtë temë. Ky studim shqyrton edhe perceptimin e
etikës së evazionit fiskal. Ai zbuloi se evazioni fiskal perceptohet si etik në disa raste, megjithëse
shkalla e mbështetjes për evazionin fiskal ndryshon në varësi të situatës. Lënda e këtij studimi
është në thelb ndërdisiplinorë. Ai mbulon aspekte të financave publike, natyrisht, por edhe
shkenca politike, filozofi, etikë, psikologji dhe sociologji, për të përmendur disa. Shërben si një
hyrje e mirë për temën.” – Asoc. Prof. Dr. Robert McGee, Departamenti i Kontabilitetit,
Universiteti Shtetëror Fayetteville.
CIT është veçanërisht krenarë për arritjen dhe kontributin në këtë literaturë të Asoc. Prof. Dr.
Mamutit për këtë çështje kritike dhe të rëndësishme.

Cover Tax evasion 1 768x543 1
Libër monografik i botuar nga Asoc. Prof. Agim Mamuti 2