Libër monografik botuar nga Assoc. Prof Agim Mamuti

Libër monografik botuar nga Assoc. Prof Agim Mamuti

Urime Assoc. Prof. Agim Mamuti, pedagog në Fakultetin EkonomikInstitutin Kanadez të Teknologjisë, në librin e tij monografik të botuar së fundmi me titull: “Evazioni fiskal si krim, një studim i perceptimit në vende të zgjedhura”.

Libri është botuar nga Lambert Academic Publishing dhe është rishikuar nga profesorë të shquar amerikanë: PhD. Yeomin Yoon, Universiteti Seton Hall dhe Assoc. Prof. Dr. Robert McGee, Universiteti Shtetëror Fayetteville.

“Ky dorëshkrim është një nga punimet më të hollësishme të bërë mbi këtë temë. Ai përfshin pesë vende, katër prej të cilave janë në Evropën Lindore. Është një nga studimet e pakta që është bërë për të matur seriozitetin relativ të evazionit fiskal. Është një studim empirik që mund të shërbejë si pikënisje për studime të mëtejshme mbi këtë temë.

Ky studim shqyrton edhe perceptimin e etikës së evazionit fiskal. Ai zbuloi se evazioni fiskal perceptohet si etik në disa raste, megjithëse shkalla e mbështetjes për evazionin fiskal ndryshon në varësi të situatës.

Lënda e këtij studimi është në thelb ndërdisiplinore. Ai mbulon aspekte si pershëmbull të financave publike, natyrisht, por edhe shkenca politike, filozofi, etikë, psikologji dhe sociologji,. Shërben si një hyrje e mirë për temën. ” – Asoc. Prof. Dr. Robert McGee, Departamenti i Kontabilitetit, Universiteti Shtetëror Fayetteville.

CIT është veçanërisht krenar për arritjet dhe kontributin në këtë literature nga Assoc. Prof. Dr. Mamuti. për këtë çështje kritike dhe të rëndësishme.

Liber monografik botuar nga Assoc. Prof Agim Mamuti
Libër monografik botuar nga Assoc. Prof Agim Mamuti 2