Instituti Kanadez i Teknologjisë është shpërblyer me disa bursa Erasmus+ për mobilitetin e stafit akademik në kuadrin e veprimit kyç 107 për mobilitetet ndërmjet vendeve të programit dhe vendeve partnere. Kjo thirrje për aplikime synon të ndihmojë stafin në Institutin Kanadez të Teknologjisë të mbulojë shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit të tyre akademik në Universitetin Powiślański në Poloni në vitin akademik 2021-2022 (semestri pranveror, 2022).
Numri i mobiliteteve të dhëna: 3 (tre) staf akademik maksimumi 5 (pesë) ditë secili (lëvizshmëri mësimore – fusha e studimit në Ekonomik). Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2021.
Dokumentet e nevojshme për stafin:
1. Curriculum Vitae +Lista e publikimeve tuaja (vetëm për stafin akademik);
2. Kopje e pasaportës/ID;
3. Një letër motivuese;
4. Një vërtetim që vërteton se punoni në atë institucion;
5. Letër vetëdeklarimi nëse keni bërë lëvizshmëri më parë;
6. Një projekt-plan i programit të mobilitetit;
Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme: [email protected], jo më vonë se data 10 dhjetor 2021.