Lëvizshmëria e Stafit Erasmus+ – Poloni!

Levizshmeria e Stafit Erasmus – Poloni
Lëvizshmëria e Stafit Erasmus+ – Poloni! 2

Thirrje për aplikantët – Viti akademik 2021/22 – Erasmus + KA-107

STAFI AKADEMIK

Instituti Kanadez i Teknologjisë është shpërblyer me disa bursa Erasmus+ për mobilitetet e stafit akademik në kuadrin e Veprimit kyç 107 për mobilitetet ndërmjet vendeve të programit dhe vendeve partnere. Kjo thirrje për aplikime synon të ndihmojë stafin në Institutin Kanadez të Teknologjisë të mbulojë shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit të tyre akademik në Universitetin Powiślański në Poloni në vitin akademik 2021_22 (semestri pranveror, 2022).

Numri i mobiliteteve të dhëna: 3 (tre) staf akademik maksimumi 5 (pesë) ditë secili) (lëvizshmëri mësimore – fusha e studimitEkonomi).

Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2021.

Dokumentet e nevojshme për stafin:

1. Curriculum Vitae +Lista e publikimeve tuaja (vetëm për stafin akademik);

2. Kopje e pasaportës/ID;

3. Një letër motivuese;

4. Një vërtetim që vërteton se punoni në atë institucion;

5. Letër vetëdeklarimi nëse keni bërë lëvizshmëri më parë;

6. Një projekt-plan i programit të lëvizshmërisë;

 Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme

 [email protected]

jo më vonë se data 10 dhjetor 2021