“Leksioni i Orës së Hapur” – Vodafone Albania

“Leksioni i Orës së Hapur” – Vodafone Albania

Qëllimi ynë në CIT, si një nga Universitetet private në Tiranë më të përkushtuar tek studentët është të ofrojmë mbështetje të pakushtëzuar për secilin prej studentëve tanë gjatë gjithë karrierës së tyre akademike. Në këtë mënyrë kultivojmë një kulturë të kujdesshme dhe i ndihmojmë ata të gjejnë vendin e tyre në jetë.

Përfaqësues nga Vodafone Albania ishin të ftuar në kampusin tonë për një “Leksion të Orës së Hapur”!

Ky takim i hapur u fokusua në mundësitë që Vodafone u ofron studentëve të CIT. Si dhe në aktivitetet në të cilat ata mund të marrin pjesë gjatë ose pas studimeve të tyre.

Studentët u informuan për procesin e tyre të rekrutimit. Si dhe për mundësitë e studentëve për t’iu bashkuar ekipit të Vodafone Albania, i cili shërben si zëri i kompanisë mes institucioneve.

Ky program është krijuar për studentët që janë të motivuar dhe entuziastë për të ndjekur një karrierë të suksesshme.

Studentët nga të dy fakultetet kanë shprehur interes për të marrë pjesë në këtë program dhe janë të etur për të bashkëpunuar.

HAPE DERËN TUAJ NË BOTË

  • “Leksioni i Orës së Hapur” – Vodafone Albania
  • mundësitë që Vodafone u ofron studentëve të CIT
  • Përfaqësues nga Vodafone Albania ishin të ftuar në kampusin tonë
  • ofrojmë mbështetje të pakushtëzuar për secilin prej studentëve