Leksion i hapur online

Jemi të nderuar që kemi si folëse të ftuar Znj.Grisilda Hoxha – Freelancer
Shqiptare. Znj.Hoxha është diplomuar në Fakultetin Ekonomik “Fan S. Noli” në Korçë. Ajo
gjithashtu ka një diplomë Master në këtë fushë. Pas shumë vitesh përvojë pune duke mbajtur
poste të rëndësishme menaxheriale në kompanitë më të mëdha private në rajon, Znj.Hoxha
vendosi të investojë njohuritë dhe energjinë e saj në kërkim të marketingut digjital!
Në vitin 2016 zonja Grisilda filloi të ndërtojë biznesin e saj online dhe ta zgjerojë atë duke
aplikuar strategjitë më të fundit dhe më të suksesshme për t’i shërbyer klientëve online dhe për t’i
ndihmuar ata të avancojnë biznesin e tyre sipas kërkesave të tregut!
Znj.Grisilda Hoxha do të mbajë një leksion të hapur online me temë: “Mundësitë e punësimit
online” për studentët e CIT.

Vendi i zhvillimit: Online
Data: 14/05/2020
Ora: 12:00

Grisilda
Leksion i hapur online 2