Leksion i hapur – “Mjetet dhe metodat e projektimit të ndërfaqes së përdoruesit”

Përfaqësuesit e kompanisë ARK IT Alban Ruçi – Lider i skuadrës UI/UIX dhe
Oltjon Beqja – iI diplomuar i CIT, Ekspert në UIX do të mbajnë një leksion të hapur me temë:
“Mjetet dhe metodat e projektimit të ndërfaqes së përdoruesit”.
Që nga fillimi i vitit 2002, ARK IT punon si një ent i pavarur në bashkëpunim shumë të mbyllur
me kompaninë amë (Ark Management AG) dhe partnerët e saj në Zvicër. ARK IT ofron
konsulencë për menaxhimin e informacionit dhe teknologjinë e informacionit, zgjidhje dhe
produkte për klientët e saj. Ajo punon ngushtë me institucionet qeveritare si dhe me sektorin
privat, me biznese shumëkombëshe dhe kombëtare.
Vendi: Salla e Konferencave – CIT
Data: E martë, 17/12/2019
Ora: 17:00

ArkIT 1 768x644 1
Leksion i hapur – “Mjetet dhe metodat e projektimit të ndërfaqes së përdoruesit” 2