KURSET PËRGATITORE TË PROVIMEVE TË MATURËS 2021 NË CIT JANËGATI PËR TË FILLUAR

A jeni gati për të shkëlqyer në provimet tuaja të maturës?
Para se të jepni provimet e matures, Instituti Kanadez i Teknologjisë ofron kurse përgatitore për
të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në lëndët, përkatësisht Matematikë; Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe; Gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, italisht); Hyrje në ekonomi;
Fizikë; dhe Kimi. Kurset përgatitore janë një mundësi që ju të rifreskoni dhe organizoni njohuritë
që keni mësuar në shkollën e mesme për të dalë sa më mire në provimet tuaja të maturës. Për fat
të keq, edhe pse ne me të vërtetë mëshojmë për të pasur një mësim ballë për ballë; këto kurse
përgatitore do të ofrohen online për shkak të kufizimeve të pandemisë. Megjithatë, të gjithë
nxënësit e shkollave të mesme mund të vijnë individualisht për konsultime specifike me
pedagogët e tyre. Kohëzgjatja e të gjitha kurseve do të jetë rreth 11-12 javë duke filluar nga data
1 Prill 2021. Ato zhvillohen çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 14:00-16:00 (megjithatë,
koha është fleksibël sipas nevojave të të gjithë nxënësve të shkollave të mesme). CIT do të ofrojë
të gjitha kurset FALAS dhe gjuha do të jetë shqip.
Për çdo pasiguri tjetër dhe informacion më të detajuar, ju lutemi dërgoni një email kërkese në
[email protected]. Nëse dikush mund të jetë i interesuar të marrë pjesë në kurset
përgatitore të CIT, ju lutemi plotësoni formularin. Afati i fundit për regjistrime do të jetë më 31
Mars 2021. https://meet.google.com/uai-sfha-ba

WhatsApp Image 2021 03 26 at 14.02.00 768x768 1
KURSET PËRGATITORE TË PROVIMEVE TË MATURËS 2021 NË CIT JANËGATI PËR TË FILLUAR 2