KURSE PËRGATITORE PËR PROVIMET E MATURËS

Instituti Kanadez i Teknologjisë është i përkushtuar për të mbështetur angazhimin e
të rinjve në procesin arsimor. Bazuar në përvojën e vitit të kaluar dhe një numër të madh
gjimnazistësh të interesuar, edhe këtë vit, CIT do të ofrojë kurse përgatitore FALAS për të gjithë
maturantët në Shqipëri. Për shkak të situatës së pandemisë Covid-19, kurset do të ofrohen online.
Kurset në dispozicion janë:

  1. Matematikë
  2. Fizikë
  3. Anglisht
  4. Ekonomi
    Ftojmë të gjithë maturantët të jenë pjesë e kësaj mundësie të madhe. CIT ju ofron mundësinë për
    t’u regjistruar në të gjitha kurset që dëshironi të ndiqni.
    Instituti Kanadez i Teknologjisë iu uron të gjithë nxënësve të maturës suksese!
Matura
KURSE PËRGATITORE PËR PROVIMET E MATURËS 2