Klubi i Financës i CIT, një histori suksesi i Fakultetit të Ekonomisë

Herë pas here, Klubi i Financës i CIT mblidhet për të diskutuar lidhur me çështjet
më të fundit në fushën e Financës, Kontabilitetit dhe Tatimeve. Anëtarë të këtij klubi janë
studentët e Financës dhe Kontabilitetit të Fakultetit Ekonomik të CIT, pedagogë të Financës dhe
Kontabilitetit dhe kohë pas kohe ekspertë të botës reale të biznesit.

Odeta Sipri, studente e vitit të tretë të Financës dhe Kontabilitetit bëri një rishikim dhe deklaroi
Tatimin në Burim dhe Klea Cani, presidentja e Klubit të Financës të CIT shpjegoi listën e pagave
në lidhje me Personin Fizik (Pronar i vetëm).
Takimi u përmbyll me një diskutim të hapur ku pedagogët e CIT, konkretisht Isida Mansaku,
Jona Puci dhe Saimir Mansaku ishin pjesë e këtij diskutimi për çështje teknike.

test 2 768x768 1
Klubi i Financës i CIT, një histori suksesi i Fakultetit të Ekonomisë 2