Këshilltari i Ambasadës së Francës z. Toma Cristini – Filitika viziton CIT

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT) i përfaqësuar nga
rektori Prof. Dr. Sokol Abazi, zëvendës-rektor për Çështje Akademike dhe Administrative, Prof.
Assoc. Vasil Qano, zv.rektor për Kërkime Shkencore dhe Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Assoc.
Reis Mulita, Shef i Departamentit të Inxhinierisë Software Dr. Bledar Kazia dhe Administrator
Dr. Erjona Deshati, mirëpritën në ambientet e CIT, Këshilltarin e Ambasadës së Francës z. Toma
Cristini – Filitika.
Gjatë takimit, z. Toma Cristini – Filitika prezantoi Projektin “Hackthon”, i cili do të organizohet
nga Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze në nëntor 2020.
Mezi presim të jemi pjesë e Projektit “Hackthon” me stafin tonë akademik dhe studentët.
Pas prezantimit të ambienteve të CIT, u shkëmbyen dhurata simbolike në shenjë respekti dhe
mirënjohjeje.

2 768x539 1
Këshilltari i Ambasadës së Francës z. Toma Cristini – Filitika viziton CIT 2