Kalendari i Aplikimit Universitar

Zgjedhja e degës së studimeve dhe profesionit është një nga vendimet më të
rëndësishme për të gjithë maturantët. Bazuar në të dhënat e publikuar nga Qendra e Shërbimeve
Arsimore (QSHA) aplikimet për të vazhduar studimet universitare janë të ndara në tre raunde.
Studentët edhe këtë vit kanë të drejtën e përzgjedhjes së dhjetë degëve. Ky aplikim bëhet në
portalin u-albania (ualbania.arsimi.gov.al) dhe datat e përzgjedhjes së degëve të studimit për
secilin raund janë si më poshtë:
• Raundi I: 31 Korrik – 5 Gusht
• Raundi II: 19 Shtator – 21 Shtator
• Raundi III: 12 Tetor – 14 Tetor
CIT ju uron suksese të gjithë maturantëve në këtë fazë të rëndësishme të studimeve dhe
profesionit të tyre.

Datat e Aplikimeve 300x200 1
Kalendari i Aplikimit Universitar 2