JAVA DIGJITALE EUROPIANE

Kemi kënaqësinë të njoftojmë Simpoziumin Shkencor Virtual mbi “JAVA
DIGJITALE EUROPIANE”. Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) dhe Instituti i
Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID), organizojnë nga data 8 maj deri më 14 maj
Javën Digjitale Europiane. Platforma dhe ngjarjet virtuale, në Ditën e Europës (9 maj), do t’i
japin zë rëndësisë së hapësirës dhe programeve të Edukimit Europian. Besojmë plotësisht se
pavarësisht situatës aktuale të pandemisë, ne duhet të bashkohemi (madje edhe virtualisht) dhe të
vazhdojmë të përgëzojmë Europën për atë që ka arritur.
Ngjarjet organizohen nën drejtimin e zëvendës-rektorit për Marrëdhënie me Jashtë, Kërkim dhe
Zhvillim, Prof. Assoc. Dr Reis Mulita. H.E Luigi Soreca, Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë
do të na nderojë me praninë e tij gjatë aktivitetit si Folësi jonë i ftuar special.
Folësit kryesorë:
Shoqëritë Përparuese përmes Bashkëpunimit Universitar në mbarë Europën

  1. Dr. Dorian Jano, Profesor dhe Koordinator i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në CIT
  2. Prof. Dr. Pedro Tadeu, Politekniku i Guardës, Portugali
  3. Studentët Erasmus+
    Ftohen të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fakultetet e interesuara, mësuesit dhe
    profesorët t’i bashkohen simpoziumit dhe diskutimeve virtuale.

Vendi: Live në auditorin virtual të CIT
Data: 08/05/2020
Ora: 11:00
Për çdo pyetje apo shqetësim, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e e-mail:
[email protected] ose në llogaritë e rrjeteve sociale CIT.

poster 3 2 2
JAVA DIGJITALE EUROPIANE 2