Instituti Kanadez i Teknologjisë dhe UNICEF Albania nënshkruan Memorandumin eMirëkuptimit

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” dhe UNICEF Albania
nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për të nxitur dhe promovuar bashkëpunimin
akademik për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.
Për më shumë informacion vizitoni njoftimin e UNICEF-it në Shqipëri:
https://www.facebook.com/1418333835086895/posts/2910982362488694/
“Për herë të parë, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” dhe #UNICEFAlbania
nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi, për të nxitur dhe promovuar bashkëpunimin akademik
për të drejtat dhe mirëqënien e fëmijëve dhe të rinjve.
Përfaqësuesi i UNICEF Albania, Dr. Roberto de Bernardi vuri theksin në rëndësinë e
bashkëpunimit të UNICEF me sektorin privat. Të dy institucionet do të sjellin ekspertizën,
njohuritë, si dhe do të krijojnë programe inovative, për të arritur rezultate më të mira, për fëmijët
dhe të rinjtë në Shqipëri.
Rektori i Instituti Kanadez i Teknologjisë, Prof.Dr. Sokol Abazi shprehu kënaqësinë për
nënshkrimin e këtij Memorandum Mirëkuptimi me #UNICEFALBANIA, i cili do të përcaktojë
fushat kryesore për bashkëpunim që janë në interes të përbashkët, duke zhvilluar dhe zbatuar
programe të dedikuara, në mbështetje të të drejtave të fëmijëve si dhe për të forcuar
bashkëpunimin e dy institucioneve, si dhe për të promovuar qëllimet, misionin dhe vizionin e
përbashkët.”

u 768x554 1
Instituti Kanadez i Teknologjisë dhe UNICEF Albania nënshkruan Memorandumin eMirëkuptimit 2