Instituti Kanadez i Teknologjisë dhe bashkëpunimet e biznesit!

Instituti Kanadez i Teknologjisë dhe bashkëpunimet e biznesit!

Përfaqësuesit e kompanisë Deloitte u mirëpritën për një prezantim të projektit të tyre “Explore Deloitte” në kampusin tonë!

Studentët tanë Alumni si staf përfaqësues i Deloitte, ndanë përvojën e tyre mbi praktikat e panumërta dhe mundësi punësimi në kompaninë e tyre. Studentët u informuan mbi procesin e tyre të rekrutimit dhe programin e tyre “Brand Ambassador 2020” për studentët ambiciozë për të qenë pjesë e ekipit të Deloitte duke qenë zëri i Deloitte mes universiteteve.

Ky program është për studentët që kanë motivim dhe pasion për një karrierë të suksesshme. Studentët tanë treguan interes për këtë program dhe mezi presin të bashkëpunojnë.

Sepse CIT është gati për t’iu siguruar mundësi pune përveç përgatitjes akademike.