Sot u mbajt një diskutim në tryezë e rrumbullakët, gjatë së cilës folësi ynë i ftuar, Majlind Lazimi. Ai diskutoi mbi:
- Rritjen e fundit të inflacionit
- Se çfarë të presim kur norma e inflacionit në Shqipëri të arrijë tavanin e tij
- Dhe çfarë mund të bëjmë për ta mbajtur inflacionin të ulët dhe të qëndrueshëm.
Gjatë gjithë sesionit, studentët nga fakulteti i ekonomisë ndërvepruan me njëri-tjetrin dhe ishte interesante të dëgjohej për këndvështrimet e tyre novatore mbi këtë temë.
Ndërsa disa argumentuan se kishte ardhur një “normale e re” e çmimeve të fryra, të tjerë sugjeruan se sapo të kapërceheshin sfidat aktuale ekonomike globale, inflacioni ka shumë të ngjarë të kthehej në nivelet e mëparshme.
Një falenderim i veçantë shkon për z. Lazimi që solli përvojën e tij si këshilltar i lartë ekonomik dhe konsulent biznesi në Institutin Kanadez të Teknologjisë!