HackTech 2021- “Siguria në internet për fëmijët”

Dita e dytë e HackTech 2021 me temën “Siguria në internet për fëmijët” u
përqëndrua në punën në grup!
Ekipet konkurruese punuan në zgjidhjen e kuizeve logjike si dhe sfidave të Programimit,
kryesisht dizajni dhe zhvillimi i një ‘Aplikimi për Kontrollin e Prindërve’ që synon t’i lejojë
fëmijët të përdorin teknologjinë brenda një mjedisi të sigurt që mund të monitorohet nga
prindërit e tyre.
Urime ekipit fitues, “404 nuk u gjet”!
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij konkursi. Çertifikatat
e mirënjohjes iu dhanë të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe punën cilësore të tyre.
Instituti Kanadez i Teknologjisë falënderon të gjithë profesorët dhe stafin që organizuan dhe
menaxhuan këtë event!

243941919 4976070455742922 75387266393581543 n 768x576 1
HackTech 2021- “Siguria në internet për fëmijët” 2