Folësi i ftuar Dr. Andi Hoxhaj

Dr. Andi Hoxhaj, pedagog në Universitetin e Warwick, Mbretëria e Bashkuar, do të
na nderojë me praninë e tij nesër në Institutin Kanadez të Teknologjisë.
Dr. Hoxhaj është emëruar si bashkëpunëtor i drejtësisë në janar 2017 dhe është i përfshirë në
mësimdhënien e Ligjit dhe Politikave të Bashkimit Europian, Parimet e Përgjithshme të së
Drejtës Kushtetuese dhe Administrative dhe Bazat e të Drejtës Europiane në Fakultetin Juridik të
Warwick. Interesat hulumtuese të Dr. Hoxhaj janë në fushën e së drejtës dhe politikës së
Bashkimit Europian, qeverisjes, ligjit kushtetues, qeverisjes refleksive dhe teorisë sociale të së
drejtës.
Dr. Hoxhaj do të mbajë një leksion të hapur me temë: “Brexit dhe qasja e re e Britanisë së
Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor”.
Vendi i zhvillimit: CIT
Data: 11/02/2020
Ora: 17:00

unnamed 1 1 768x768 1
Folësi i ftuar Dr. Andi Hoxhaj 2