Folëse e ftuar online – Znj. Jehona Salaj

Kemi nderin të kemi si folëse të ftuar në projektin “Women in Tech”, znj. Jehona
Salaj, mjeke shqiptare që punon në Finlandë. Znj. Salaj ka një diplomë Master në Fotonikë në
Universitetin e Finlandës Lindore dhe ka përvojë pune si studiuese në projekte të ndryshme në
Universitetin e Finlandës Lindore dhe Universitetin e Oulu. Ajo ka një përvojë të gjerë të
njohurive në gjuhët e programimit si: Pascal, Java, Python, Matlab dhe gjuhë Wofran.
Znj. Jehona Salaj do të mbajë një leksion të hapur online me temë: “Rëndësia e kodimit në fusha
të ndryshme të shkencës” për projektin Women in Tech i cili ofrohet në format online.
Vendi i zhvillimit: Online
Data: 15/04/2020
Ora: 17:00
Të gjithë studentët e CIT që janë të interesuar të jenë pjesë e takimit online janë të mirëpritur të
dërgojnë një e-mail në [email protected] në mënyrë që Silva Bashlari – Koordinatore e
projektit t’ju dërgojë linkun e takimit.
Qëndroni të sintonizuar!

Jehona Salaj 768x768 1
Folëse e ftuar online – Znj. Jehona Salaj 2