Marsel Kalemi së bashku me të diplomuarën e CIT Laura Neli, ishin si folës të ftuar në Institutin Kanadez të Teknologjisë.
Temë diskutimi ishte kultura e kompanisë Kalemi Travel dhe rëndësia e përkatësisë në këtë kulturë.
“Laura është pikërisht një shembull shumë i mirë për të shpjeguar se sa e rëndësishme është që një punonjës të ndjejë se i përket asaj kulture, asaj kompanie, asaj familjeje.” tha zoti Kalemi në fjalën e tij ku falenderoi edhe profesor Blendi Shima për ftesën, ishte një kënaqësi e vërtetë!