Folës I ftuar Dr. Andi Hoxhaj

Dr. Andi Hoxhaj, lektor në Universitetin e Warwick, Mbretëria e Bashkuar do të na nderojë me praninë e tij nesër në Institutin Kanadez të Teknologjisë.

Dr. Hoxhaj është emëruar si bashkëpunëtor i drejtësisë në janar 2017 dhe është i përfshirë në mësimdhënien e Ligjit dhe Politikave të Bashkimit Evropian, Parimet e Përgjithshme të së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative dhe Bazat e të Drejtës Evropiane në Fakultetin Juridik të Warwick.

Interesat kërkimore të Dr. Hoxhaj janë në fushën e së drejtës dhe politikës së Bashkimit Evropian, qeverisjes, së drejtës kushtetuese, qeverisjes refleksive dhe teorisë sociale të së drejtës.

Dr. Hoxhaj do të mbajë një Ligjëratë të Hapur me temë: “Brexit dhe qasja e re e Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Vendi: CIT

Data: 11/02/2020

Ora: 17:00

Foles I ftuar Dr. Andi Hoxhaj
Folës I ftuar Dr. Andi Hoxhaj 2