“Firms Digital Maturity” – Leksion i hapur

“Firms Digital Maturity” – Leksion i hapur

Znj. Carla Pereira, mbajti këtë leksion të hapur në kuadër të programit ERASMUS.🇪🇺

➖Çfarë është transformimi digjital?

➖Pse kompanitë shpesh dështojnë kur përpiqen të zbatojnë strategjitë e transformimit digjital?

Zonja Pereira u tregoi studentëve të CIT se si të përdorin teknologjitë digjiitale për t’u përshtatur me kushtet e tregut digjiital në zhvillim dhe për të përmirësuar efikasitetin për pothuajse çdo ndërmarrje bashkëkohore, si dhe për të identifikuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me transformimin digjital.

Ajo vuri në dukje se aftësia e një organizate për të përqafuar transformimin digjital, jo vetëm në aspektin e teknologjisë, por edhe në lidhje me njerëzit, kulturën dhe proceset, është thelbësore për arritjen e objektivave të biznesit.

Ishte një prezantim i mrekullueshëm në të cilin studentët tanë në fakultetin ekonomik dhe fakultetin inxhinierik shprehën kuriozitetin e tyre dhe u angazhuan në diskutim duke bërë pyetje.

Falenderojmë zonjën Pereira për këtë leksion të hapur dhe mezi presim të bashkëpunojmë sërish me të në të ardhmen.

  • “Firms Digital Maturity” – Leksion i hapur
  • Pse kompanitë shpesh dështojnë kur përpiqen të zbatojnë strategjitë e transformimit digjital
  • Çfarë është transformimi digjital
  • Znj. Carla Pereira