Sfidimi i situatës pandemike përmes njohurive dhe aftësive të aplikuara. Si zgjidhje
e dhënë nga institucioni arsimor i orientuar, Instituti Kanadez i Teknologjisë aplikon njohuritë
dhe aftësitë, duke sfiduar pasojat e pandemisë në shoqëri. Nëpërmjet një sërë eventesh shkencore
virtuale, gjatë javëve në vijim, Instituti Kanadez i Teknologjisë do të trajtojë sfidat e momentit
dhe perspektivat për shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, në kontekstin e pandemisë COVID-19.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Instituti Kanadez i Teknologjisë do të organizojë Simpoziumin
e parë virtual shkencor me temë “Roli i teknologjive të komunikimit gjatë pandemisë COVID-
- Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit!”
Folësit kryesorë: - Erjon Luci, Dr. nga Stafford Unversity, MB, Makroekonomist dhe Ekspert i Financave
Publike.
Tema: “Ndikimet ekonomike të COVID-19” - Petraq Papajorgji. Profesor në Institutin Kanadez të Teknologjisë
Tema: “Teknologjitë e komunikimit dhe edukimit në kontekstin e izolimit dhe distancimit social.
Rasti i COVID-19 dhe Shqipëria”
Ju ftojmë dhe ju mirëpresim të jeni pjesë e simpoziumit të parë shkencor virtual.
Vendi: Drejtpërdrejt në auditorin virtual CIT
Data: 24/4/2020
Ora: 11:00
Për çdo pyetje apo shqetësim, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e e-mail:
[email protected] ose në llogaritë e rrjeteve sociale CIT.