Erasmus+ – Lëvizshmëria e Stafit!

Erasmus – Levizshmeria e Stafit
Erasmus+ – Lëvizshmëria e Stafit! 2

Thirrje për aplikantët – Viti akademik 2021/22. Semestri pranveror. Erasmus + KA-107

STAFI AKADEMIK

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Sakarya në Turqi dhe Instituti Kanadez i Teknologjisë në Tiranë janë shpërblyer me bursa Erasmus+. Këto bursa janë për lëvizshmërinë e stafit në kuadrin e Veprimit Kyç 107 për lëvizjet ndërmjet PROGRAMIT dhe VENDEVE PARTNERE. Kjo thirrje për aplikime synon të ndihmojë stafin akademik nga Fakulteti i EkonomisëInstitutin Kanadez të Teknologjisë të mbulojë shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit të tyre akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sakarya në Turqi në vitin akademik 2021_22 (shkurt 2022-qershor 2022).

Numri i mobiliteteve të dhëna:

2 (dy) personel akademik nga Fakulteti Ekonomik, maksimumi 5 (pesë) ditë

Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2021.

Dokumentet e nevojshme për stafin:

1. Curriculum Vitae +Lista e publikimeve tuaja dhe përvojat tuaja ndërkombëtare të lëvizshmërisë;

2. Kopje e pasaportës/ID;

3. Një letër motivuese;

4. Një vërtetim që vërteton se punoni në atë institucion;

5. Letër vetëdeklarimi nëse keni bërë lëvizshmëri më parë;

6. Një draft plan mobiliteti;

 Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme

[email protected] jo më vonë se data 10 dhjetor 2021