Ekipet fituese të Shkollës Verore

Sot shpërblyem ekipet fituese të Shkollës Verore CIT të dedikuar për maturantët.
Këta studentë të talentuar u shpërblyen me bursa për të studiuar në CIT në drejtimin e tyre të
zgjedhur, laptopë dhe tabletë.
 Skuadra fituese e vendit të parë është: Megi Halili dhe Favia Abazi me idenë e tyre
fillestare: “N’Prralla”. Një ide shumë origjinale biznesi për të krijuar një park për fëmijë
që promovon vlerat e përrallave, filmave dhe letërsisë shqiptare kushtuar fëmijëve.
 Skuadra fituese e vendit të dytë është: Irisa Shehetila, Vanesa Binaj, Mirjana Kajo dhe
Suada Loku me “TBus”. Një zgjidhje inovative Mobile App për të ofruar një mënyrë më
të mirë dhe më të lehtë të transportit me autobus në Tiranë, e fuqizuar nga teknologjia.
 Skuadra fituese e vendit të tretë është: Paola Pesjaka dhe Alisa Hasa, të cilat prezantuan
“RI’NIS”. Një ide shumë interesante biznesi për të krijuar një platformë online për të
fuqizuar të rinjtë duke ofruar shërbime më të dedikuara dhe informacion të personalizuar
për ta.
Tani që Shkolla Verore CIT 2021 u përmbyll me sukses, dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë
pjesëmarrësit dhe t’i urojmë suksese në studimet dhe karrierën e tyre!
Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni familjes CIT për të vazhduar studimet tuaja!

215137682 4721771741172796 1661528862523184381 n 1 768x686 1
Ekipet fituese të Shkollës Verore 2