Dita e hapur virtuale

Dita e hapur virtuale

Instituti Kanadez i Teknologjisë ka kënaqësinë të njoftojë se do të organizojë ngjarjen “Dita e Hapur Virtuale” më 25 qershor 2020, për të gjithë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre.

Ekipi i CIT i përbërë nga Stafi Akademik, Stafi Administrativ dhe studentë, do të jetë në dispozicionin tuaj për të dhënë informacion të detajuar rreth:

– procedurave të pranimit

programeve

praktikave

– bursave

– Programit CEEPUS dhe Erasmus +

Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe prindërit e tyre për të marrë përgjigjet për të gjitha pyetjet që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, programet dhe mundësitë që ofron CIT për vitin akademik 2020-2021.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në Ditën tonë të Hapur Virtuale Live, të enjten, 25 qershor 2020, në orën 12:00.

Regjistrohuni tani dhe sigurohuni që të mos humbisni ngjarjen duke marrë njoftimin:

bit.ly/citregister

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram ku eventi do të mbahet live.

Mezi presim t’ju takojmë!

Instituti Kanadez i Teknologjisë

HAPJANI  DERËN TUAJ  BOTËS

Dita e hapur virtuale
Dita e hapur virtuale 2