Dita e hapur virtuale

Instituti Kanadez i Teknologjisë ka kënaqësinë të njoftojë se do të organizojë
eventin “Dita e Hapur Virtuale” më 25 qershor 2020, për të gjithë studentët e ardhshëm dhe
prindërit e tyre. Ekipi i CIT i përbërë nga stafi akademik, stafi administrativ dhe studentë, do të
jetë në dispozicionin tuaj për të dhënë informacion të detajuar rreth:

  1. procedurave të pranimit
  2. programeve
  3. praktikave
  4. bursave
  5. programi CEEPUS dhe Erasmus +
    Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe prindërit e tyre për të marrë përgjigjet
    për të gjitha pyetjet që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, programet dhe mundësitë që
    ofron CIT për vitin akademik 2020-2021. Ju ftojmë të bashkoheni me ne në ditën tonë të hapur
    virtuale, të enjten, 25 qershor 2020, në orën 12:00.
    Regjistrohuni tani dhe sigurohuni që të mos humbisni eventin duke marrë njoftimin:
    bit.ly/citregister
    Na ndiqni në Facebook dhe Instagram ku eventi do të mbahet live.
    Mezi presim t’ju takojmë!
    Instituti Kanadez i Teknologjisë
Open Day Eng 768x768 1
Dita e hapur virtuale 2