Diskutim në Tryezën e Rrumbullakët me Credins Bank!

Një diskutim në tryezë të rrumbullakët u organizua më 1 dhjetor 2021 në bashkëpunim me Credins Bank me titull: “Etika midis akademisë dhe biznesit: A mund të punojnë së bashku palët e interesuara për të rigjallëruar etikën e biznesit?”

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e përgjithshëm të “Javës së Integritetit të koordinuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri”.

Disa nga çështjet e diskutuara ishin themelet e shtyllave të etikës, çfarë të presim kur punësojmë njerëz në aspektin e etikës, si të lidhim akademinë dhe sektorin privat dhe çfarë mund të bëjmë për të krijuar dhe përmirësuar një vend pune më etik. Sepse CIT nuk është nga ato Universitetet në Tiranë që thjesht mëson si zgjidhen ushtrimet, por jep aplikim në botën reale.

Diskutim ne Tryezen e Rrumbullaket me Credins Bank
Diskutim në Tryezën e Rrumbullakët me Credins Bank! 2