DIGITOOL – Takimi i 3-të i TPM

Takimi i tretë i Projektit Digitool “Edukimi Dixhital Gjithëpërfshirës – Një Mjet për të Kuptuar Ekonominë Rrethore”, i cili fokusohet në çështjet e ekonomisë rrethore dhe modeleve të biznesit qarkullues dhe do të ndihmojë IAL-të (Institucionet e Arsimit të Lartë) në zbatimin e zgjidhjeve të arsimit dixhital në kurrikulat e tyre u mbajt sot në ambientet tona.

Ky projekt është pjesë e Projektit të Partneritetit Strategjik Erasmus+ të programit të Unionit për arsim, trajnim, rininë dhe sportin.

Partnerët nga Shqipëria, Letonia, Italia, Lituania dhe Portugalia po bashkëpunojnë së bashku për të krijuar një kurs online inovativ, asimetrik me temën e Ekonomisë Rrethore/Biznesit të Gjelbër, për të përmirësuar kompetencat pedagogjike digjitale të mësuesve, duke u mundësuar atyre të ofrojnë inovacione interaktive me cilësi të lartë arsimimi.

Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan ecurinë e projektit si dhe mundësitë e ndryshme në implementimin e trendeve më të fundit nga Teknologjia e Informacionit në këtë projekt.

  • DIGITOOL – Takimi i 3-të i TPM
  • Biznesi i Gjelbër
  • Projekti i Partneritetit Strategjik Erasmus+
  • Institucionet e Arsimit të Lartë
  • çështjet e ekonomisë rrethore dhe modeleve të biznesit qarkullues
  • Ekonominë Rrethore
  • Edukimi Dixhital Gjithëpërfshirës