DIGIGIRLZ ALBANIA

CIT ishte një nga mbështetësit e eventit të organizuar nga Microsoft në Shqipëri.
Eventi u zhvillua njëkohësisht në vende të ndryshme, të gjitha të lidhura virtualisht përmes
Microsoft Live Technology. Në fokus ishin shkollat ​​e mesme dhe studentet e universiteteve të
pasionuara ose që duan të studiojnë shkenca kompjuterike.
Rektori i CIT, Prof. Dr. Gëzim Karpiçi gjatë fjalimit të tij përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe
inkurajoi vajzat që të ndjekin pasionin e tyre sepse fushat e studimit të teknologjisë si: Inxhinieri
Softuerike, Shkenca Kompjuterike, Telekomunikacion, Teknologji Informacioni etj. (studimet në
Bachelor dhe Master i ofrojmë edhe në CIT) nuk janë vetëm për meshkuj.