Dhurim gjaku

CIT – si një nga Universitetet private në Tiranë më të përkushtuar – ka organizuar çdo vit Ditën për Dhurimi Gjaku si një nismë humanitare në bashkëpunim me organizata të ndryshme si Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Fundjave Ndryshe…

Falë solidaritetit dhe humanizmit të studentëve dhe stafit të CIT, edhe këtë vit, CIT në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëri do të organizojnë Dhurimin e Gjakut.

Këtë akt bamirësie mund ta kryejë çdo person që plotëson kushtet për të dhuruar gjak, i cili gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht nuk trajtohet me medikamente.

Ne rekomandojmë të gjithë studentët dhe anëtarët e stafit të hanë vaktin jo më pak se 30 minuta para dhurimit të gjakut.

Të gjitha procedurat do të kryhen nga specialistë të Kryqit të Kuq të Shqipërisë.

Vendi: Salla e Konferencave

Data: E enjte, 06/02/2020

Orari: 09:00 – 14:00

Bëhu HERO i dikujt, dhuro gjak sepse çdo pikë gjaku është një dhuratë jete

Dhurim gjaku
Dhurim gjaku 2