Dhurim gjaku

CIT ka organizuar çdo vit Ditën e Dhurimit të Gjakut si një nismë humanitare në
bashkëpunim me organizata të ndryshme si Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Fundjave Ndryshe…
Falë solidaritetit dhe humanizmit të studentëve dhe stafit të CIT, edhe këtë vit, CIT në
bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëri do të organizojnë Dhurimin e Gjakut. Ky akt bamirësie
mund të kryhet nga çdo person që plotëson kushtet për të qenë i përshtatshëm për të dhuruar
gjak, i cili gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht nuk trajtohet me medikamente. Ne
rekomandojmë të gjithë studentët dhe anëtarët e stafit të hanë vaktin jo më pak se 30 minuta para
dhurimit të gjakut. Të gjitha procedurat do të kryhen nga specialistë të Kryqit të Kuq të
Shqipërisë.
Vendi: Salla e Konferencave
Data: E enjte, 06/02/2020
Orari: 09:00 – 14:00
Bëhu HERO i dikujt, dhuro gjak sepse çdo pikë gjaku është një dhuratë e jetës.

blood donation 1 768x1086 1
Dhurim gjaku 2