Dhjetë vite Instituti Kanadez i Teknologjisë!

Një dekadë më parë, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, apo njohur ndryshe si
“Canadian Institute of Technology” ishte vetëm një projekt ide, e cila sapo kishte nisur të vihej
në jetë. Ndërsa sot, ky institucion i arsimit të lartë, numëron me mijëra studentë, 15 breza të
diplomuarish në të dy ciklet e studimit; mbi 70 pedagogë, bashkëpunëtorë dhe kontribues. Një
infrastrukturë e vënë e tëra në shërbim të dijes, jetës akademike e asaj shkencore.
Këtë vit, “Instituti Kanadez i Teknologjisë” shënon një dekadë jetë dhe aktivitet.
Ky është një përvjetor me rëndësi që duhet festuar nga të gjithë, jo vetëm nga CIT, por edhe nga
sektori i Arsimit të Lartë në vend.
CIT është një nga ato institucione që gjatë këtyre 10 viteve ka krijuar një dritare të ekselencës në
Shqipëri, duke shërbyer si qendër e konsoliduar që ofron programe dhe ekspertiza në fushat e
inxhinierisë, si ajo softuerike, telekomunikacion, kompjuterike dhe IT, big data, cyber security,
multimedia-dizajn; por edhe në ekonomi si: administrim biznesi, administrim biznesi dhe IT,
financë, kontabilitet, bankë dhe audit.
CIT është ndër të vetmit institucione që ofron kurrikula kanadeze me mësimdhënie në gjuhën
angleze dhe me staf të huaj ose të edukuar jashtë Shqipërisë; si dhe që bashkëpunon me
institucione prestigjioze si Georgian College (Canada), Harvard School of Economy etj.
Ky është një 10-vjeçar i veçantë edhe për faktin se në 2011, kur CIT u licensua vazhdonte ende
debati nëse arsimi privat është një gjë e mirë për shoqërinë apo jo, por sot s’ka dyshim që kjo
është një e mirë për shoqërinë dhe këtë meritë do t’ua njohim sot themeluesve të këtij kolegji
universitetar. Të gjithë e pranojnë se universitetet private përbëjnë një plotësim, në mënyrë
modeste, në radhë të parë të arsimit të lartë në vend si dhe kushteve dhe infrastrukturës së vënë
në shërbim të edukimit prej tyre. Në këto 10 vite CIT në mënyrë graduale ka rritur numrin e

studentëve duke arritur aktualisht në mbi 500 studentë të regjistruar në ciklin e parë dhe mbi 200
të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve. Në planin e jashtëm, aspiratat e vazhdueshme për
njohje dhe afirmim ndërkombëtar gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar në nënshkrimin e më
shumë se 60 partneriteteve, afro 80 marrëveshjeve të mobilitetit për studentët dhe pedagogët në
kuadrin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të stafit dhe rrjetëzimit me institucionet e
arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë. Kjo në shërbim të edukimit dhe promovimit si një
institucion serioz dhe i besueshëm në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri.
Që nga fillimi i veprimtarisë së tij mësimore dhe shkencore “Instituti Kanadez I Teknologjisë” ka
harmonizuar ofertën e tij akademike me dinamikën e mjedisit shoqëror, duke përgatitur studentë
të pajisur me një edukim cilësor, me vlera etike, të aftë për të menduar në mënyrë kritike dhe për
të zgjidhur problemet në mënyrë praktike duke I dhënë në këtë mënyrë formë jetës së tyre,
karrierës dhe shoqërisë.
Në fjalimin epik qe ndryshoi botën, Nelson Mandela thotë, “Edukimi është arma më e fuqishme
që mund të përdorni për të ndryshuar botën”. Ne besojmë fortë se në Shqipëri edukimi do ta
shpëtojë vendin në kuptimin e gjerë të fjalës, nga aty do të vijnë idetë e reja në një botë që po
ndryshon çdo ditë, njerëzit më të përgatitur në një botë me sfida të shumëfishta. Universiteti
është i vetmi që mund ta kapërcejë me shpejtësi në një kohë më të shkurtër se çdo kush tjetër,
diferencën që kemi me botën e zhvilluar, për t’u bërë realisht një vend i angazhuar drejt
ndryshimit.
Kështu CIT në një dekadë histori la gjurmët e veta dhe sot me bindje themi se po krijon traditën
e ekselencës në fushën e Arsimit të lartë në Shqipëri.

193589818 4592047737478531 3009333202176440530 n 1
Dhjetë vite Instituti Kanadez i Teknologjisë! 2