Delegacion nga Universiteti Sakarya

Sot patëm kënaqësinë të presim në institucionin tonë një delegacion nga Universiteti Sakarya i përbërë nga Dr. Engin Can, Dr. Mustafa Yılmaz dhe Assoc. Prof.Kenan Göcer.

Ata u pritën nga zëvendësrektori i CIT Vaso Qano, zëvendësrektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dr. Ermir Dzanic, zëvendësdekania e Fakultetit Ekonomik Edmira Cakrani, Administratori Ubejd Osmani dhe Asoc. Prof. Reis Mulita Menaxher i Zyrës së IRO-së.

Gjatë kësaj vizite 5-ditore, delegacioni do të zhvillojë takime me instanca të ndryshme të CIT për të parë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në projekte të tjera të përbashkëta.

Kujtojmë se aktualisht kemi një marrëveshje mirëkuptimi përmes së cilës do të ketë shkëmbime të ndërsjella vizitash për stafin dhe studentët. Në muajt në vijim, studentët e parë nga Universiteti Sakarya do të vijnë si pjesë e kësaj marrëveshjeje në CIT. Gjithashtu anëtarët e stafit tonë Akademik do të vizitojnë universitetin e tyre për trajnim dhe përvojë akademike muajin e ardhshëm.

CIT po punon intensivisht për të sjellë në ambientet tona përvoja dhe ekspertë ndërkombëtarë për t’u dhënë studentëve më të mirën e mundshme.

PLACEHOLDER image256
Delegacion nga Universiteti Sakarya 2