CIT po zgjerohet! Si pjesë e projektit të financuar nga Erasmus+ me Universitetin Mjekësor të Grazit, Austri!

Studentët e CIT janë rrugës për në Graz të Austrisë me mbikëqyrësit e tyre të CIT, zëvendës rektorin Vasil Qano dhe inxhinier Shefqet Meda si pjesë e projekteve “Kapja e lëvizjeve të frymëmarrjes për vlerësimin sasior të mushkërive në Tomografinë e Kompjuterizuar” dhe “Kutia e Veglave të Fëmijëve për pajisjet e imazhit mjekësor”. Ky ishte takimi i fundit virtual para largimit të tyre pasi universiteti ynë u përzgjodh, pasi demonstroi aftësitë dhe kapacitetet për të mundësuar realizimin e këtyre projekteve. Studentëve tanë të talentuar Brikelda Licaj, Greta Germizi, Evelina Kaloshi dhe Amos Huta iu urojmë suksese!

PLACEHOLDER image253
CIT po zgjerohet! Si pjesë e projektit të financuar nga Erasmus+ me Universitetin Mjekësor të Grazit, Austri! 2