CIT PJESËTAR NË NJË SEMINAR TË MBAJTUR NGA RCDC ALBANIA

Në datë 16 Shtator 2021 , Stafi Akademik, Studentet dhe Alumni të CIT ishin pjesë e seminarit “Dissemination of European Measures for Shared and Sustainable Renewable Energy” të organizuar nga “Regional Center for Development and Cooperation” – RCDC Albania (www.rcdcalbania.org) në bashkëpunim me Distretto Tecnologico Nazionale sull’Energia Scarl.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit DE-RESS, , bashkëfinancuar nga Interreg IPA Italy – Albania – Montenegro Programme dhe synon të përhapë rëndësinë e efikasitetit të përbashkët dhe planeve e qëndrueshme të energjisë, në mënyrë që të zvogëlojë emetimet e karbonit dhe të përmirësojë efikasitetin e energjisë në sektorin publik dhe privat të zonës së programit.

Midis përfitimeve të tjera, seminari krijoi mundësinë për të ndërtuar lidhje të forta midis operatorëve ekonomikë, subjekteve të përgjithshme publike dhe private dhe institucioneve të arsimit të lartë.

  • CIT PJESËTAR NË NJË SEMINAR TË MBAJTUR NGA RCDC ALBANIA
  • Regional Center for Development and Cooperation
  • Dissemination of European Measures for Shared and Sustainable Renewable Energy