CIT nënshkroi Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërkombëtar me Fakultetin Ekonomik në Prilep. Universiteti “Shën Kliment” i Ohrit në Manastir, Republika e NMk!

CIT nënshkroi Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërkombëtar me Fakultetin Ekonomik në Prilep. Universiteti “Shën Kliment” i Ohrit në Manastir, Republika e NMk!

Bashkëpunimet ndërkombëtare janë një nga prioritetet kryesore në objektivat e CIT.

Për shkak të bashkëpunimeve intensive gjatë muajve të fundit, së fundi kemi nënshkruar Marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Fakultetit EkonomikCIT dhe Fakultetit Ekonomik në Prilep. Universiteti “Shën Kliment” i Ohrit në Manastir, Republika e NMk.🇲🇰

Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të kontribuojë në zhvillimin e të dy institucioneve duke rritur shkëmbimet akademike, shkencore dhe kulturore në fusha të ndryshme të veprimtarisë akademike dhe kërkimore.

Kjo marrëveshje hap derën për projekte të përbashkëta kërkimore, duke ofruar akses në infrastrukturën dhe ekspertizën plotësuese të kërkimit, organizimin e simpoziumeve, konferencave, kurseve të shkurtra dhe takimeve me tema me interes të ndërsjellë akademik!