CIT mori pjesë në “Java Ndërkombëtare e Edukimit”, Poloni

Instituti Kanadez i Teknologjisë konsolidoi praninë e tij në aktivitetet
ndërkombëtare dhe zbatimin e projekteve të BE-së.
Asoc. Prof. Reis Mulita, Shef i Zyrës Ndërkombëtare dhe Projekteve dhe Dr. Blendi Shima, Shef
i Departamentit të Administrimit të Biznesit dhe IT në CIT, morën pjesë në “Javën
Ndërkombëtare të Edukimit” të organizuar nga zyra IRO e Universitetit NYSA, Poloni.
Gjatë kësaj jave ata u takuan me përfaqësues të Universitetit NYSA dhe morën pjesë në një sërë
takimesh ku u diskutua për bashkëpunimet e ardhshme me institucione, staf dhe studentë në nivel
ndërkombëtar.
Në këto takime u theksua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm mes dy universiteteve, duke
evidentuar faktin se tre studentë të CIT kanë kryer një semestër akademik në Universitetin
NYSA (2019-2020), ndërsa katër studentë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e programit të
shkëmbimit, në semestrin pranveror.
Në takimet dhe bisedat e zhvilluara, zënë vend të rëndësishëm bashkëpunimet me persona nga
Kina, India, Tajlanda dhe Indonezia. Synohet që përvoja e njohur e këtyre vendeve në fushën e
teknologjive të komunikimit të përfaqësohet në CIT, përmes formave të ndryshme të
bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet universiteteve të ndryshme jashtë vendit.

245318537 5006771456006155 5681453781593929440 n 1
CIT mori pjesë në “Java Ndërkombëtare e Edukimit”, Poloni 2